100 vjetori, "Ritual i jetës" shkon në Kosovë
Qytetarët e Prishtinës do të shijojnë për herë të parë performancën e trupës së Baletit dhe Ansamblit të këngëve dhe valleve popullore me muzikalin e parë shqiptar "Rituali i jetës", nga koreografi Arian Sukniqi. Në një koferencë për shtyp, ku kanë qënë të pranishëm edhe përfaqësues nga delegacioni Ambasadës kosovare në Shqipëri, drejtori i TOB Zhani Ciko tha se ky është një rast i vecantë në këtë 100 vjetor të pavarësisë, që zhvendos të gjithë trupën e këtij teatri drejt Prishtinës.Muzikali bashkon artistët e trupës së baletit të TKOB-së, me solistët e Ansamblit të këngëve dhe valleve popullore, të cilët do të interpretojnë nën muzikën e Klodian Qafokut. Shfaqja vjen si një zinxhir ritesh që fillojnë nga gjëma njerëzore, vdekja, për të kaluar më pas tek dasma dhe në fund muzikal-i mbyllet me optimizmin e lindjes, për të dhënë mesazhin se jeta është e bukur. Shfaqja do te mbahet ne pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë në datën 6 tetor.