OSBE përmbyll punimet, Migliori: T`i kthejmë në festë zgjedhjet e 2013

Në përmbyllje të punimeve të sesionit të vjeshtës së OSBE-së, e cila u mbajt në Tiranë, Presidenti i Asamblesë Parlamentare i OSBE-së, Riçardo Migliori deklaroi se Shqipëria ka përballë sfidën e zgjedhjeve 2013, ndërsa ka garantuar prezencë sa më të madhe vëzhguesish për ta kthyer këtë ngjarje në festë për shqiptarët.Duhet të marrim angazhim për Shqipërinë, tha ai, do të bëjmë cfarë është e mundur që të jemi të shumtë, derisa këto zgjedhje do të shënojnë një mirëkuptim mes partive politike.Ndërsa ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, duke folur në cilësinë e Presidentit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës ka garantuar se do të bëjë gjithcka për të forcuar bashkëpunimin e KiE me OSBE, OKB dhe BE.Duke e konsideruar Shqipërinë si një faktor stabilizues në rajon, Panariti tha se bashkëpunimi dhe sllogani i Shqipërisë për drejtimin e KiE “Të ndryshëm në diversitet” do të shërbejë dhe më tej për forcimin e sigurisë dhe paqes në rajon.Kur e mërkura nuk është larg, Panariti ka përshëndetur dhe bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, të cilat priten të zhvillohen në Bruksel, ndërsa i bëri thirrje Sirisë që ti japë fund luftës.Nga ana tjetër Kryeparlamentarja Topalli teksa vlerësoi rëndësinë e mbajtjes së Asamblesë, i bëri ftesë OSBE për një monitorim sa më të madh të zgjedhjeve në Shqipëri.