Deklaratat e Berishës në shkolla, PS: Arenë abuzimesh me fëmijët

Partia Socialiste ka denoncuar edhe sot skandalin, sic e konsideron ajo, të përdorimit politik të fëmijëve nga Kryeministri vendit gjatë inagurimit të shkollave. Në një dalje për mediat deputetja Ledi Shamku deklaroi se kjo sjellje e kryeministrit është një shkelje flagrante e ligjit dhe kodit të këtij vendi, sipas të cilave arsimi parauniveritar jo vetëm është i depolitizuar, por ndalohet, në mënyrë eksplicite dhe kategorike, organizimi në këto institucione i veprimtarive partiake.Skandali sipas deputetës shkon përtej shkeljeve ligjore, pasi kryeministri po abuzon e po dhunon në mënyrën më perverse ata që çdo shoqëri e çdo familje jo thjesht në Shqipëri, por në botën mbarë, i ka të shenjtë e të paprekshëm: Fëmijët.Ndërkaq deputetja ka kritikuar dhe drejtuesit dhe mësuesit e shkollave për koordinim të këtyre organizimeve, duke u kujtuar se po shkelin hapur ligjet e vendit dhe do tu duhet të mbajnë përgjegjësi për këto akte.PS më tej ka deklaruar se ka denoncuar dhe do vazhdojë të denoncojë përpara partnerëve dhe shoqatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut këto skandale të patolerueshme, ku sipas Shamkut s`janë gjë tjetër vecse tregues të dështimit të Kryeministrit.