Festivali i këngës popullore, 20 këngë në TKOB

Për dy netë me radhë në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit do të mbahet Festivali i Parë i Këngës Popullore Qytetare nga Televizioni Publik Shqiptar. Zëvendës drejtori i RTSH, Martin Leka, tha se ky festival ka si motiv ne kete vit jubilar për të nderuar dhe edukuar shijet muzikore të shqiptarëve, per te nxjerre ne pah muziken e vertete popullore qytetare shqiptare.Ndërkohë që drejtori artistik, Edmond Zhulali, tha se do të interpretojnë 10 këngëtarë të zgjedhur nga hapsira mbrë shqiptare, të cilët do të këndojnë nga një këngë të njohur të zonës të cilën përfaqësojnë, por edhe nga një këngë të re të kompozuar enkas për festivalin.Ndër emrat e shumte qe do që do të interpretojne live permendim zërat më të njohur të muzikës popullore si Shkëlzen Jetishin, Frederik Ndocin ,Bujar Qamilin, Artiola Toska e Valbona Mema ,Kastriot Tusha, Eli Fara etj, te cilat i lihen publikut per ti zbuluar.