100 vjetori, ja aktivitetet e Teatrit të Metropolit

100 vjetori i pavaresise sjell në nje version teatral komedinë e famshme të Cajupit, “14-vjec dhëndër”. Do të jetë teatri Metropol, i cili do ta vejë për herë të parë në skenë pjesën e njohur vetëm në kinematografi. Gjatë nje konference per shtyp, Drejtoresha e Qëndrës kulturore të Tiranës Suela Konjari, ka prezantuar aktivitetet e sezonit të ri artistik dhe surprizat në lidhje me aktivitetet ne kuader te 100-vjetorit të pavarësisë.Konjari tha se me 8 tetor fillojne provat për shfaqjen për fëmijë "Gara e flamujve" dhe ne nëntor vjen premiera e re për fëmijë "Kopshti i çudirave". Ndërsa për të rriturit sezoni artistik do të celet me komedinë "Endrra në papafingo".Ndërsa me 28 nentor do të mbahet mbrëmje Gala me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, e cila do të vijë në formën e një muzikali, ku brenda do të përfshijë artistët më të mirë, qofshin këto aktorë, këngëtarë, akrobatë, balerinë, shoqëruar edhe nga Ansambli "Tirana" dhe Banda e Qytetit. Gjatë javës së flamurit në skenën e teatrit të Metropolit do të mbahet një mbrëmje, e cila do të përfshijë të gjithë epokat e këtij 100 vjetori, e ndërtuar mbi një bosht artistik profesional.