Ujërat, Panariti: Negociata, për marrëveshje të re me Greqinë

Në daljen e parë për media pas kthimit nga Athina zyrtare, Ministri i Jashtëm Edmond Panariti ka deklaruar se ka marrë garanci nga homologu grek Dimitris Avramopulos se marrëveshja detare do të zgjidhet në frymë të Kushtetutës dhe sipas asaj cfarë përcaktojnë konventat ndërkombëtare. Këtë optimizëm Ministri e ka lidhur dhe me faktin se shteti grek nuk ka avancuar me marrëveshjen e vjetër detare, duke shtruar nevojën keshtu për hapje të negociatave për një riformulim të ri të saj.“Per ne nuk ekziston një marrëveshje për detin, duhet të punojmë së bashku për të nisur negociatat për një marrëveshje të re. Pozicioni i Shqipërisë, ky problem duhet të adresohet vetëm në frymën e Kushtetutës së vendit dhe ligjeve ndërkombëtare. Duhet të jetë një marrëveshje e qëndrueshme”- tha Panariti.Ndërsa ka shmangur komentet lidhur me incidentin me flamurin, Panariti tha se gjatë vizitës në Athinë diskutoi me homologun grek të gjitha problemet që mbart dosja shqiptaro- greke ndër vite, sic është cështja e Çamërisë dhe kthimit të pronave te tyre.Ndërkaq në diskutimet e tyre nuk kanë munguar dhe cështje të aktualitetit, ku Ministri numëroi disa zhvillime pozitive sa i përket njohjes së certifikatave, nënshkrimi i marrëveshjes për lehtësimin e transportit urban.Gjatë kësaj vizite Panariti i ka shprehur shqetësimin Avramopulos dheper shpalljen “Non Grata” nga shteti grek të gazetarit Marin Mema , si dhe ndalesat e herëpashershme të gjyqtarëve në kufi, cështje për të cilat ka marrë garanci nga diplomati grek se do të shqyrtohen me vëmendje.Ligjin e luftës, Panariti e cilësoi një absurd në kohët e sotme, për të cilin ai tha se edhe Greqia është e vetëdijshme dhe do te kete vullnet per ta abroguar.