Vuçiç anulon vizitën në Kosovë: S'pranoj kushtëzime

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç  anuloi vizitën e parashikuar për sot në Gracanicë dhe në Leposaviç të Kosovës.Vizita është anuluar për shkak të kushtëzimeve të Prishtinës, e cila nuk ka lejuar që shoqërues i tij të jetë edhe ministri i ngarkuar për Kosovë, Aleksandër Vulin. Sipas zyrës së këtij të fundit, Vuçiç nuk ka pranuar  kushtëzimet e Prishtinës.“Dëshiroj t’i drejtohem popullit tim zëshëm dhe qartë dhe dëshirojë që me mua të jetë dhe ministri i ngarkuar për Kosovën. Nuk i pranojë kushtëzime të tilla”, ka thënë Vuçiç, shkruajnë mediat serbe.