Rumania e njeh Kosovën më 2015
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2013, 07:55
Kryeministri rumun, Victor Ponta ka deklaruar në Ëashington se Bukureshti mund ta ndryshojë qëndrimin e tij aktual rreth Kosovës dhe ta njohë pavarësinë e saj.Deklarata e kryeministrit rumun është bërë pas takimit që ai ka pasur me zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden duke shtuar se Rumania mund ta njohë Kosovën si shtet të pavarur në 2015-ën.“Vitin e ardhshëm nuk do të ndryshojë asgjë, por besoj se deri më 2015, Rumania do të mund ta koordinojë qëndrimin e saj me partnerët brenda Bashkimit Evropian sa I përket njohjes së Kosovës” ka thënë Ponte.Ai ka shtuar se Biden ka qenë i vetëdijshëm me situatën në Rumani dhe nuk ka patur nevojë që të jap detaje rreth qëndrimin rumun ndaj Kosovës.