Dialogu Kosovë-Serbi sërish në krizë

Dialogu Kosovë-Serbi ka hyrë sërish në krizë para zgjedhjeve vendore të 3 nëntorit. Shkak edhe këtë herë janë kërkesat serbe dhe refuzimi i palës kosovare.Beogradi po kërkon që Prishtina të jetë dorëlëshuar në vendimet që t`u jepet e drejta për votë në Kosovë sa më shumë serbëve që jetojnë në Serbi, ndërsa kërkon me ngulm edhe që përfaqësuesi i listës serbe në KQZ të jetë zëvendës i kryetares Valdete Daka, duke krijuar kështu përfaqësim më të fuqishëm të komunitetit serb në institucionin e zgjedhjeve.Kërkesat, pala serbe i ka bërë në takimin e të premtes në nivel teknik, shkruajnë madiat kosovarePala kosovare, përveç se ka refuzuar kërkesat, ka anashkaluar takimin duke dërguar atje vetëm ekspertë. Pjesë e delegacionit nuk ka qenë udhëheqësja e palës kosovare në nivelin teknik të dialogut, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri.