Flamuri, Majko: S`ka incident, pas kërkesës për falje nga Greqia

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka deklaruar se nuk do të votojnë projektligjin për gjykatën e lartë deri sa të zbatohen 13 vendime të gjykatës për Fierin.Teksa është shprehur se motorët e PS janë ndezur dhe fushata elektorale për partinë e majtë më të madhe në vend ka nisur, Majko tërhoqi vëmendjen për një situatë emergjente në këtë qark, ku sipas tij njësive vendore në Korçë u janë bllokuar fondet.Lidhur me incidentin me Greqinë në lidhje me flamurin gjatë vizitës së Ministrit Panariti, Majko vlerësoi se nuk mund të konsiderohet më incident, pas kërkesës për falje nga shteti grek. Kjo çështje quhet e mbyllur, tha ai.Deputeti i PS ka komentuar dhe dy kandidaturat për drejtimin e KQZ-së, duke vlerësuar se është bërë një përzgjedhje serioze për dy kandidatet, përkatësisht Marsida Xhaferllari dhe Lefteri Lleshi.Të enjten e ardhshme parlamenti do të votojë për të zgjedhur kryetaren e KQZ-së, që do të jetë Marsida Xhaferllari ose Lefteri Lleshi. Votimi do të jetë i fshehtë, ndërsa njëra prej kandidatëve duhet të marrë së paku 71 vota në Parlament.Ndërkaq po gjatë seances së ardhshme do të votohet edhe për 6 anëtarët e KQZ-së, duke plotësuar në këtë mënyrë strukturën e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.