Luan Rama shpalos platformën në Korçë, kritika Metës e Berishës
Ndërsa rivali i tij zyrtar në garën për kreun e LSI, Ilir Meta i është bashkangjitut aktivitetit të LRI-së në Lezhë, Sekretari i LSI-së Luan Rama ka zgjedhur qytetin e Korcës për të shpalosur platformën e tij me strukturat e LSI-së në këtë qytet.Luan Rama është shprehur kritik ndaj vetë forcës ku bën pjesë si dhe partisë me të cilën është në koalicion. Duke e konsideruar një guxim të së thënit të vërtetës, ai theksoi se privatizimet nuk kanë ndryshuar jetën e qytetarëve.“Kam reflektuar për ato që ndodhin në LSI, ne nuk jemi peng i tabuve. Unë ofroj një shans për ndryshim. Ne u bëmë pjesë e PD, por nuk duhet të harrojmë problemet e kësaj qeverie. Duhet të guxojmë të themi të vërtetën, privatizimet nuk kanë ndryshuarjetën e qytetarëve” ka deklaruar ai.Ilir Meta dhe Luan Rama janë kandidatët zyrtarë për marrjen e drejtimit të LSI-së, votimi për të cilin do të zhvillohet në Konventën e LSI më datat 27 dhe 28 tetor.