Fieri, Wolfarth: Çështje që duhet të zgjidhet mes palëve
Ambasadori i OSBE-së Eugen Wolfarth nga qyteti i Fierit ka komentuar ngërcin për këshillin e këtij qarku, duke ja lënë terësisht në dorë zgjidhjen klasës politike shqiptare. Kreu i prezencës ka vlerësuar se me rëndësi është respektimi i shtetit të së drejtës, ndërsa zgjidhja duhet të vijë nga brenda.Këto deklarata ai i bëri ndërsa mori pjesë në inagurimin e sheshit dhe monumentit Europa në këtë qytet në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së vendit. Të pranishëm në ceremoni ishin dhe ambasadori i BE-së Ettore Sequi, ai i Austrisë Florian Rauning , kryesocialisti Edi Rama, etj.Kreu i PS, Rama e vlerësoi inagurimin e sheshit një stacion të bukur drejt BE.“Ne Fier per inaugurimin e monumentit kushtuar Europes ne kuadrin e 100 vjetorit. E shkuara si veshtrim nga e ardhmja. Sheshi i ri Europa me ideator Fate Velajn dhe mbeshtetjen e Bashkise se Fierit nje stacion i bukur drejt 100 vjetorit. Ne Sheshin Europa me te ftuarit dhe qytetare te shumte qe ndoqen perurimin. Menyra jone e kremtimit te 100 vjetorit: E shkuara si pasqyre e se ardhmes.E ardhmja europiane si shtet ndertim europian” shkruan Rama në tëitter.