Përplasje mes dy grupeve të rinjsh, një i plagosur rëndë në Bulqizë
Një konflikt i dhunshëm mes dy grupeve të rinjsh ka lënë të plagosur rëndë njërin prej të rinjve.Ngjarja është regjistruar gjatë mesnatës në fshatin Dragu të komunës Fushë Bulqizë, ku dy grupe të rinjsh janë konfliktuar mes tyre, duke degjeneruar në përdorim të dhunës dhe mjeteve të forta.Burime nga ky qytet bëjnë me dije se shtetasi Ramadan Nika është qëlluar me levë, duke u plagosur rëndë.Fillimisht ai nuk ka paraqitur shqetësime serioze dhe ka qëndruar në shtëpi, por gjatë mëngjesit të sotëm është zgjuar pa ndjenja, cfarë ka bërë që familjarët ta transportojnë menjëherë drejt spitalit të Bulqizës dhe në pamundësi për ti dhënë ndihmën e nevojshme atje është transportuar me helikopter drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës.Ende nuk ka detaje apo një komunikim zyrtar nga autoritetet policore atje lidhur me rrethanat apo shkaqet e ngjarjes.