Kryesocialisti Rama "bashkon" në Tetovë Menduh Thaçin me Ali Ahmetin

Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama ka bërë bashkë dy krerët e partive shqiptare Ali Ahmetin e BDI-së dhe Menduh Thaçin e PDSH-së në një ekspozitë mbrëmë në Tetovë.Ahmeti dhe Thaçi pritën bashkërisht Ramën, para Shtëpisë së Kulturës ku u hap ekspozita e flamujve nën organizimin e PS-së dhe komunës së Tetovës.“Unë shpreh mirënjohjen time dy miqve shumë të mirë, udhëheqësve shqiptarë të rëndësishëm, Menduhit dhe Aliut për prezencën e tyre këtu dhe sigurisht nuk ia di vetes për meritë, por ia di shqiponjës dhe flamurit që i bashkoi bashkë në këtë sallë. Ka një bukuri të jashtëzakonshme në këtë ekspozitë, sepse është rrugëtimi i flamurit tonë kombëtar dhe shtetëror në një shekull histori”, deklaroi Edi Rama.Lideri socialist ka bërë thirrje për unifikimin e faktorit politik shqiptarë në Maqedoni, duke përcjellur edhe mesazhet e urimit për të gjithë shqiptarët në Maqedoni me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë.