Besimtarët bektashinj kremtojnë ditën e Ashures
Besimtarët e komunitetit bektashi festojnë Ashuren.Përmes një ceremonie kryegjyshi Botëror, Haxhi Baba Edmond Brahimaj në mesazhin e tij të urimit u bëri thirrje të gjithë besimtarëve bektashinj për më shumë paqe, dashuri dhe vëllazeri. Gjithashtu Kryegjyshi ka uruar edhe festen e pavaresisë.“Po lëmë pas një histori të shkuar me germa të arta. Brezat e shumtë të shqiptarëve do tu jenë mirënjohës patriotëve dhe figurave historike që dhanë jetën për këtë komb. Ne do vdesim pa asnjë mëdyshje në gjurmë të baballarëve tanë. Të gëzojmë sëbashku ditën e madhe të ngritjes së flamurit, zoti ju bekoftë kudo në familjet tuaja”theksoi ai në mesazhin e urimit.Urime u kanë dhënë besimtarëve bektashinj edhe përfaqësues të potikës, kreu i qeverisë, Sali Berisha, vlerësoi kontributin e bektashinjve në rilindjen e kombit shqiptar. Kreu i qeverisë premtoi ndihmë në përfundimin e selisë së bektashinjve.“Përulem me nderimin më të madh para rolit dhe kontributit historik që bektashinjtë kanë edhe në rilindjen e kombit shqiptar, në shpalljen e pavarësië, duke i shndërruar teqet në votra lirije për të gjithë luftëtarët në të katër anët. Bektashinjtë në gjithë kohërat kanë sakrifikuar për lirinë e kombit. Nuk ndanë Kuranin nga pushka, dhanë kontribut të madh në pavarësinë e vendit. Pas komunizmit e rilindën bektashizmin shqiptar si një besim i madh tek Zoti që frymëzon paqen, tolerancën. Premtimet nuk i lë kurrë, tempulli i cili është nga më të bukurit do të përfundojë” tha ai.Ndërkohë që urime kanë dhënë edhe deputetët socialistë.Dita botërore e Hashures është nje nder ditet e shenuara per besimtaret bektashinj, te cilet me ane te saj adhurojne dhe i afrohen Zotit. Festa përkon me një sërë ngjarjesh të rëndësishme në historinë Islame.