Milo: Ora e ndryshimit ka ardhur, opozita të bashkohet në frontin anti-pushtet
Ora e ndryshimit ka ardhur, opozita duhet të shfaqet fuqishëmdhe e bashkuar në frontin antipushtet. Kështu ka deklaruar kreu i PDS, Paskal Milo në konferencën e pestë të kësaj partie per Tiranen, ne prag te 100 vjetorit te Pavaresise, ndërsa ka akuzuar maxhorancën se po përgatit skenarë të zinj të manipulimit të zgjedhjeve.“Ne kemi shprehur dëshirë dhe vullnet për t’u bashkuar në koalicion me Partitë Socialiste. Këtë e bëjmë duke u nisur nga afërsia programore dhe synimet e përbashkëta. PS të nxitojë për të shpallur publikisht së bashku me ne koalicionin programin dhe strategjinë. PDS është e hapur, jo e bunkerizuar Qeveria e ka zhytur vendin në borxhe e ne duhet ta heqin qafe qeverinë e mashtrimit- tha ai.Numri një i PDS nuk ka lënë jashtë vëmendje edhe tre ligjet për integrimin, po ashtu dhe ngërcin në qarkun e Fierit, ku apeloi PD që t’i hapë rrugë marrjes së statusit të vendit kandidat, duke hequr dorë nga synimet e mbrapshta për manipulim zgjedhor, në mënyrë që në këtë 100 vjetor tu dhurojnë shqiptarëve marrjen e statusit kandidat në familjen europiane.“Shqiptarët në këtë 100 vjecar duhet të shohin vendin e tyre me një prespektivë europiane.Ky mesazh i madh i 100 vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar të jetë një fener që të ndricojë politikën shqiptare”tha ai.Ndërsa lidhur me kthimin e eshtrave të Ahmet Zogut, Milo tha se po nderohen figura të dorës së dytë.“Ku është parë e dëgjuar që një parti mbi baza republikane t'i bëjë hosanara një mbreti që vrau një hero, që braktisi kombin në sprovën e madhe të rezistencës së madhe. Se dhe himni shqiptar thotë, “prej lufte veç ai largohet që nuk ka lindur tradhëtor, kush është burrë nuk frikohet, por vdes, vdes si një dëshmor””u shpreh Milo.Ndërkaq Milo vlerësoi dhe rolin e PDS, si një parti paqtore dhe në funksion të interesave kombëtarë.“PDS është një parti e stilit demokrat europian, një parti që vazhdimisht ka kërkuar ekuilibrim politik në emër të interesave kombëtare, është një alternativë progresive që i duhet Shqipërisë. U bëj thirrhje shqiptarëve të votojnë alternativat progresive. Shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm në Ballkan. PDS është një forcë politike e qartë në bindjet e veta, por edhe në programet dhe mesazhet që do të japë. Bashkimi kombëtar është cështje kohe dhe i natyrshëm. Konferenca e sotme shënoi përfundimin e ristrukturimit të partisë, fillon një fazë tjetër, përgatitja për fushatën elektorale, përpara partisë ka detyra shumë të rëndësishme. Zgjedhjet e ardhshme janë zgjedhje shumë të rëndësishme, këtë herë duhet ti japim Shqipërisë një qeverisje dhe një alternativë të re, një qeverisje të pastër dhe të ndershme që punon për shqiptarët dhe jo për vete dhe grupet rreth saj” theksoi Milo.