Liderët e Luginës jo optimistë pas takimit me Daçiç

Përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës nuk janë ndarë optimist nga takimi me kryeministrin serb Ivica Daçiç sot në Beograd.Ata kanë shprehur dyshime lidhur me angazhimet dhe premtimet e Qeverisë serbe, edhe pse kryeministri Daçiç tha pas takimit tha se Qeveria e Serbisë kërkon të zgjidhë të gjitha problemet me të cilat përballen qytetarët që jetojnë në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në jug të Serbisë.Qeveria e Serbisë ka njoftuar se është arritur marrëveshja që liderët e partive shqiptare dhe përfaqësuesit e Qeverisë serbe në çdo tre muaj të analizojnë rezultatet e masave të ndërrmara.Thuhet se ministritë përkatëse kanë marrë obligime konkrete për ti zgjidhur të gjitha çështjet e hapura në bashkëpunim me qeverisjen lokale.Daçiç ka theksuar posaçërisht zhvillimin ekonomik të jugut të Serbisë duke thënëse ministrat do të vizitojnë jugun dhe do të kontrollojnë se si po ecën masat e ndërmarra për të zgjidhur problemet jetësore për qytetarët.Në takim janë shqyrtuar problemet me sigurinë, zhvillimin ekonomik, shëndetësi, mbrojtja sociale, arsim, vetqeverisje lokale dhe gjyqësia.Në këto bisedime janë të kyçura 13 ministri që janë të gatshme, ku siç thotë Stankoviç, bisedimet e para do të zhvillohen në fund të muajit tetor me ministreshën e shëndetësisë për kujdesin shëndetsor të banorëve nga Lugina e Preshevës.Deputeti popullor Riza Halimi ka thënë se në këtë takim nuk ka pas bisedime për sigurimin e të drejtave të shqiptarëve nga jugu i Serbisë siç kanë serbët nga veriu i Kosovës."Bisedime kanë qenë mjaft korrekte dhe unë dal nga ky takim me më shumë optimizëm se sa kur kam hyrë" ka thënë Halimi.Kryetari i Kuvendit të Bujanocit dhe lideri i LPD-së Jonuz Musliu ka thënë se nuk është i kënaqur se si ka rrjedhë takimi me Daçiç.Ai ka thënë se "me Daçiç ekzistojnë mosmarrëveshje politike pasi ai flet me të njejtën gjuhë sikur më herët, e kjo është gjuha e policisë dhe forcës"."Ne kemi pritur që të fillojmë të zgjidhim problemet ekonomike, politike e sociale që në Bujanoc në muajin shkurt kemi aprovuar platformën për masat urgjente për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, ndërsa Daçiq ka pritur që ne shqiptarët të zgjidhim problemet teknike" ka thënë Musliu.Musliu ka thënë se në këtë takim është përmendur regjistrimi i jashtëzakonshëm i popullsisë, mirëpo liderët shqiptar nuk kanë pranuar pasi "nuk ka kurrfarë kushte për një regjistrim të jashtëzakonshëm".Edhe kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka theksuar se nuk pret zgjidhje konkrete të problemeve, por se sipas tij, Daçiç shfrytëzon këtë takim karshi bashkësisë ndërkombëtare.“Nuk kemi edhe shumë shpresë se do të ketë zgjidhje të problemeve të shqiptarëve të Luginës. Kjo Serbi, nuk është e ditëve të sodit, sepse këto tema është dashur që të zgjidhen qysh prej vitit 2001, me mbarimin e luftës në Luginë të Preshevës. Kanë kaluar përlot 12 vite, dhe nuk ka ndonjë përparim në drejtim të zgjidhjes së problemeve, e në radhë të parë të identitetit kombëtar”, deklaroi Mustafa.Kryetari i trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq ka thënë për gazetarë, se kryeminsitri serb dhe delegacioni shqiptar do të takohen çdo tre muaj për të rishikuar problemet e tyre.