Icardi: Italia? Jo, faleminderit!
Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, ka këmbëngulur se ai kurrë nuk e ka menduar që të luajë për Italinë, pasi gjithmonë ka ëndërruar që të vesh fanellën e Argjentinës.20 vjeçari i lindur në Rosario ka rënë në vëmendjen e Cesare Prandellit pas performancave të shkëlqyera me Sampdorian dhe Interin (kryesisht ndaj Juventusit) dhe është vetë sulmuesi ai që ka hedhur poshtë mundësinë për të luajtur për kombëtaren Azzurre."Të gjithë në Itali e dinë se unë jam argjentinas dhe se gjëja e vetme italiane për mua është pasaporta. Ishte nder ajo që tha Prandelli për mua, por unë jam argjentinas dhe unë dua të luaj për Argjentinën. Unë e kam pritur këtë gjithë jetën. Unë tashmë kam luajtur për kategoritë e reja të Argjentinës dhe të luaj për kombëtaren e parë është ëndërr".Më pas ai foli dhe për të ardhmen e tij."Unë e di se është rrugë e gjatë për t'u bërë, pasi këtu jam vetëm për shkak të largimit të Messit. Shpresoj se do të vijë koha ime. Të gjithë sulmuesit argjentinas janë në formë të lartë dhe unë dua që të mësoj prej tyre"Icardi është ftuar nga trajneri argjentinas për ndeshjen kualifikuese të së premtes ndaj Perusë.