Welshire nuk e dëshiron Januzaj te Anglia

Jack Wilshere nuk dëshiron ta shohë yllin e ri të Manchester Unitedit, Adnan Januzaj duke luajtur për përfaqësuesen angleze, pasi së fundmi Federata Angleze ka shprehur interesimin për ta afruar talentin kosovar. 18 vjeçari mund të marrë nënshtetësinë angleze, por atij i duhet të presë deri në shkurt të vitit 2018. Kjo nënkupton se ai mund ta zgjedh Shqipërinë, Belgjikën, Turqinë, Kroacinë, apo edhe Kosovën, edhe pse kjo e fundit nuk është e pranuar ende në FIFA. Sidoqoftë, mesfushori i Arsenalit nuk e sheh Januzajn tek “Tre Luanët”, pasi thotë se vetëm anglezët mund ta përfaqësojnë vendin e tyre si duhet. "Të vetmit njerëz që duhet të luajnë për Anglinë janë anglezët. Nëse banoni në Angli për pesë vjet, kjo nuk do të thotë se bëheni anglez. Nëse do të shkoja në Spanjë dhe do të jetoja atje pesë vjet, nuk do të luaj për Spanjën", deklaroi përfaqësuesi anglez për Sky Sports."Ne duhet ta kujtojmë se çka jemi. Ne jemi anglezë. Ne luftojmë fort, jemi të fortë në fushë dhe vështirë mposhtemi. Ne kemi karakter të lartë. Ju mund të mendoni për Spanjën dhe mund t'ju shkojë mendja te teknika, por nëse mendoni për Anglinë, ju do të mendoni se ata janë të guximshëm dhe luftëtarë", përfundoi ai.