Sulme nga forcave të sigurisë, vriten 10 ushtarë në Egjipt

Forcat e sigurisë së Egjiptit kanë qenë sot në shënjestër të sulmeve.Persona të armatosur kanë vrarë pesë ushtarë jashtë qytetit Ismailia.Në jug të Sinait, shpërthimi i makinës bombë ka vrarë pesë ushtarë të tjerë, ndërsa në periferi të Kajros sulmet me raketa kanë goditur një stacion satelitor.Sulmet kanë ndodhur një ditë pas përleshjeve të përgjakshme në Egjipt, midis forcave të sigurisë dhe mbështetësve të presidentit të rrëzuar, Muhammad Morsi, në të cilat kanë humbur jetën së paku 50 persona.Aktet kryesore të dhunës u regjistruan dje në Kajro. Luftimet në rrugë shpërthyen mes islamistëve dhe përkrahësve të ushtrisë që kishin dalë për të festuar ditën kombëtare që shënon 40 vjetorin e luftës arabo-izraelite.Të dyja palët qëlluan njëra-tjetrën me gurë, shishe benzine dhe lastiqe. Policia përdori gazin lotësjellës për të shpërndarë përkrahësit e Mohamed Morsit.Trazirat e djeshme duket se tërhoqën turmat më të mëdha që kur autoritetet shtypën protestat pro-Morsit në gusht, duke vrarë qindra vetë.Qeveria e përkohëshme e Egjiptit shpresonte ta shfrytëzonte marshimin e djeshëm për të nxjerrë në pah mbështetjen popullore për udhëheqësin ushtarak Gjeneralin Abdel Fatah el-Sissi. Por Vëllazëria Myslimane pro-Morsit organizoi marshimet e saj nën parullën “Kundërshtojmë grushtin e shtetit”.