Vriten pesë ushtarë në Egjipt
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2013, 13:45
Pesë ushtarë egjiptianë janë vrarë në qytetin Ismailia të Egjiptit.Sulmi ka ndodhur në një postbllok në veri dhe dyshohet të jetë kryer nga militantët islamikë.Sulme ka pasur edhe në qutetin al-Tour, ku një makinë me eksploziv ka vrarë së paku dy njerëz dhe ka plagosur 48 të tjerë.Ato kanë ndodhur një ditë pas përleshjeve të përgjakshme në Egjipt, midis forcave të sigurisë dhe mbështetësve të presidentit të rrëzuar, Muhammad Morsi, në të cilat kanë humbur jetën të paktën 50 persona.