Itali, gjenden edhe 16 trupa të emigrantëve
Polumbarët në Itali kanë gjetur trupat e pajetë të 16 emigrantëve afrikanë të cilët u mbytën të enjten në brigjet e Lampeduzës.Italia po kthen trupat e emigrantëve afrikanë. Të mbijetuarit, emigrantët e tjerë dhe forcat policore nderuan 111 të vdekurit të vendosur në arkivole me një trëndafil mbi to, me përjashtim të 4 arkivoleve të fëmijëve, që kishin mbi to një arush lodër, dhe që ishin radhitur në një depo të aeroportit të Lampeduzës.Në vend të emrave, viktimat kishin vetëm numra. Ekipet e kriminalistikës, që janë përpjekur të identifikojnë trupat që prej aksidentit të së enjtes, morën pjesë në ceremoninë për nder të viktimave.Ndërkohë, ministrja e Integrimit, Cecile Kyenge, e cila është përballur me një seri akuzash raciste si ministrja e parë zezake e Italisë, bëri thirrje për lehtësimin e rregullave të ashpra të emigracionit të paligjshëm.Deri tani, 127 trupa janë gjetur dhe 155 persona mbijetuan, por rreth 200 të tjerë janë ende të humbur.