Protesta kundër burgosjes së aktivistëve në Rusi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2013, 13:15
Në shumë qytete të botës mbrëmë janë mbajtur demonstrata në shenjë proteste kundër burgosjes së 30 aktivistëve të organizatës Greenpeace në Rusi.Këta aktivistë ballafaqohen me akuza për pirateri, pas protestës në platformën e kompanisë Gazprom në Arktik, më 18 shtator.Mbrëmë, udhëheqës të organizatës Greenpeace thanë se bllokimi i anijes së kësaj organizate për mbrojtjen e ambientit, nga ana e Rusisë, dhe arrestimi i ekuipazhit të saj, është “sulmi” më i keq kundër aktivistëve, prej vitit 1985, kur një anije e saj ishte sulmuar me bombë.Kumi Naidoo nga organizata Greenpeace tha se “ne nuk do të frikësohemi për të heshtur”.Zoti Naidoo, që është drejtor ndërkombëtar i organizatës Greenpeace, ka kërkuar lirimin e aktivistëve, të cilët janë nga 18 vende, nga autoritetet e Rusisë.Zëvendësministri i jashtëm i Rusisë, Alexei Meshkov, protestat e mbrëmshme i ka vlerësuar si “provokim i pastër”.