Jemen, vritet truproja i ambasadores Holtkemper
Një punonjës i ambasadës gjermane në Jemen është qëlluar për vdekje, raporton BBC.Sulmi ka ndodhur jashtë një supermarketi në zonën HADDA të kryeqytetit, ku ambasadat gjermane dhe disa ambasada të tjera kanë rezidencat e tyre.Viktima, raportohet ë jetë një truproje e Ambasadores gjermane në Jemen, Carola Müller-Holtkemper, e cila menjëherë pasi la detyrën në Shqipëri është emëruar në krye të ambasadës gjermane në Jemen.Ende nuk ka detaje lidhur me vrasjen apo identitetin e viktimës.Fillimisht u raportua se sulmi erdhi pas një përpjekje të dështuar për rrëmbimin e ambasadores së Gjermanisë.“Ambasadorja shpëtoi, por truproja e saj ështe vrarë pasi ai u përpoq t’i rezistonte atentatorëve, të cilët u larguan”- citon agjencia France Presse një burim të paidentifikuar diplomatik.Ndërkaq, ministria e Jashtme gjermane i ka thënë BBC-së se nuk mund të konfirmonte asnjë prej opsioneve të raportuara deri më tani.