Egjipt, shtohen masat e sigurisë për shkak të protestave
Autoritetet e Egjiptit kanë shtuar masat e sigurisë para demonstratave rivale nga mbështetësit dhe kundërshtarët e presidentit të përmbysur islamik, Muhammad Morsi.Thuhet se me këto tubime të sotme shënohet 40 vjetori i luftës arabo-izraelite të vitit 1973.Mediat egjiptiane kanë raportuar se ushtarët kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët për në kryeqytetin Kajro.Ata e kanë shtuar sigurinë edhe në Sheshin Tahrir të Kajros, ku planifikohet mbajtja e demonstratave rivale.Ministria e brendshme ka tërhequr vërejtjen se do të “konfrontohet ashpër” me çfarëdo dhune në Sheshin Tahrir.Ky shesh ishte qendër e kryengritjes së vitit 2011, që solli përmbysjen e ish-presidentit Hosni Mubarak.Mbrëmë, përpjekjet e mbështetësve të Morsit për tu mbledhur në Sheshin Tahrir kanë shkaktuar përleshje me kundërshtarët dhe forcat e sigurisë.Gjatë këtyre përleshjeve janë vrarë katër persona.