Incidenti në Jemen, Gjermania: Ambasadorja Holtkemper jo objekt rrëmbimi

Ministria e Jashtme gjermane konfirmoi vdekjen e një shtetasi gjerman në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa."Për fat të keq që një punonjës i sigurimit gjerman i cili punonte në ambasadën gjermane në Sanna, u vra në Jemen" tha një zedhënëse në Berlin."Ministria e Jashtme dhe ambasada janë në kontakt me të gjitha autoritetet përkatëse si dhe me autoritetet jemene duke u përpjekur që të zbardhin çdo hollësi lidhur me këtë ngjarje. Njoftimet e mëparshme se ambasadorja gjermane ishte objekt për një rrëmbim të mundshëm në kryeqytetin Jemen, u hodh poshtë nga zedhënësja. Këto janë të pasakta, theksoi ajo.Ambasada gjermane në Sanaa ishte mbyllur fillimisht për dy javë në gusht për shkak të një paralajmërimi akut për një sulm terrorist.Por nuk ishte vetëm ambasada gjermane që u mbyll, përkundrazi edhe shumë përfaqsi perëndimore i mbyllën portat e tyre. Në Jemen është shumë aktiv grupi terrorist i Al Kaidës në Gadishullin arab  Shërbimet sekrete perëndimore e mbajnë këtë grup aktualisht si dega më rrezikshme e rrjetit terrorist në gjithë botën.Më parë agjencitë në mbarë botën kishin shkruanin  se ambasadorja gjermane Carola Mueller-Holtkemper i ka shpëtuar një tentative për rrëmbimin e saj në kryeqytetin Jemen.Carola Mueller-Holtkemper ka qenë edhe ambasadore e Gjermanisë e akredituar në Tiranë, nga ku është larguar vetëm pak muaj më parë, pas mbarimit të mandatit të saj, duke u emëruar si e dërguar e Berlinit në vendin e trazuar të Jemenit.