Bien akuzat ndaj ish-presidentit Sarkozy,pritet të përballet me Hollande në 2017
Akuzat kundër ish-presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy, për financim të fshehtë të fushatës zgjedhore, janë hedhur poshtë, shkruan Le Monde.Në mars të këtij viti, ai është akuzuar për përfitim të paligjshëm të donacioneve nga trashëgimtarja e kompanisë L’Oreal, Liliane Bettencourt, e cila është gruaja më e pasur e Francës.Në vitin 2006, ajo është shpallur e çmendur. Sarkozy ka mohuar të ketë marrë fonde nga Bettencourt. Lirimi nga akuzat mund t'i hapë rrugën atij që të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017.Megjithëse ai nuk kishte mbështetje në përpjekjen e tij për t'u zgjedhur në vitin 2012, sondazhet tregojne se Nikolas Sarkozy mund ta mundë presidentin Francois Hollande, në përplasjen e ardhshme.Shërbëtori i Bettencourt dëshmoi se Sarkozy ishte një vizitor i rregullt në shtëpinë e pasanikes franceze, përpara zgjedhjeve në vitin 2007. Raportohet se një prej ndihmesve të tij kishte bërë disa vizita në shtepine e saj, nga ku kishte dalë me disa zarfe me para.Ndërkohë Sarkozy ka deklaruar se ai e ka vizituar Bettencourt, vetëm një herë, në vitin 2007.