Afganistan, përfundon regjistrimi i kandidatëve për zgjedhjet presidenciale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2013, 09:08
Më shumë se 20 kandidatë janë regjistruar për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale në Afganistan, të cilat do të mbahen në prill 2014.Komisioni i Pavarur i Zgjedhjeve do të bëjë publike listën përfundimtare të kandidatëve më 16 nëntor.Procesi i regjistrimit është shënuar nga marrëveshje në mes të “burrave të fortë” nga regjionet afgane, teknokratëve të edukuar në Perëndim, dhe liderëve fisnorë.Kandidatë kryesorë pritet të jenë ministrat e Punëve të Jashtme Abdullah Abdullah dhe Zalmai Rassoul, ish-ministrat ei Financave Ashraf Ghani dhe Anwarul Haq Ahadi, dhe ish-ministri i Mbrojtjes Abdul Rahim Wardak.Për zgjedhje është regjistruar edhe vëllai i presidentit aktual, Qayum Karzai.