Britania me agjenci të ngjashme si FBI
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2013, 14:15
Në Britani ka nisur punën një agjenci e re, qëllimi i së cilës është të trajtojë disa nga krimet më serioze në vend.Agjencia e Krimit Kombëtar thuhet të jetë versioni britanik i FBI-së amerikane.Ajo do të përbëhet nga më shumë se 4,000 oficerë dhe do të luftojë bandat e drogës, korrupsionin, krimin kibernetik dhe abuzimin seksual të fëmijëve.Megjithatë, ndryshe nga FBI, Agjencia e Krimit Kombëtar nuk do të jetë e përfshirë në çështje të sigurisë kombëtare dhe të antiterrorizmit.Autoritetet thonë se krimi i organizuar në Britani i kushton shtetit rreth 14.6 miliardë dollarë në vit.