Irak, dhjetra të vrarë në dy sulme të ndara
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2013, 09:38
Dy automjete me eksploziv shpërthyen një shkollë fillore dhe në një rajon policie në Irakun verior, duke vrarë të paktën 13 persona.Sulmet e së dieles, goditën fshatin shiit Qabak, rreth 420 kilometra në veriperëndim të Afganistanit.Zyrtarët thonë se mes të vdekurve janë të paktën 10 fëmijë, drejtori i shkollës dhe dy policë ndërsa dhjetra persona janë plagosur.Në një shpërthim tjetër, të paktën 12 persona të tjerë janë vrarë në veri të kryqytetit irakian, Bagdad.Në Irak është shënuar një rritje e ndjeshme e vrasjeve sektare në muajt e fundit.Të shtunën, në një sulm vetëvrasës më bombë, që ndodhi mes një turme shiitësh në Bagdad, u vranë rreth 50 persona.