Stokholm, tre biologë marrin çmimin "Nobel" në Mjekësi
Tre biologë kanë fituar çmimin “Nobel” në Mjekësi. Komiteti i Nobel-it për Fiziologji dhe Mjekësi në Institutin Karlonska në Stokholm i ka dhënë çmimin Nobel dy amerikanëve dhe një gjermani.
Tre mjekët James Rothman, Randy Schekman dhe Thomas Sudhof kanë zbuluar rrugën përmes së cilës proteinat transportohen në qelizë.
Rothman,aktualisht 62 vjec është professor në Universitetin e Yale, Schekman, 64 vjec punon në Universitetin e Kalifornisë, ndërsa Suedhof, 57 vjec nga viti 2008 iu bashkua Universitetit Stanford."Reagimi im i parë ishtë "O Zoti", ka thënë profesori Schekman kur marrë lajmin se është bashkëfitues i çmimit NOBEL për Mjekësinë.Komiteti i Cmimeve Nobel tha se Schekman ka zbuluar një grup gjenesh që janë të domosdoshëm për transpotin, Rothman zbuloi si proteinat përgatiten për këtë proces, ndërsa Sudhof vijoi zbulimin me mënyrën si ato i lëshojnë ngarkesat me precision të lartë.Vitin e kaluar këtë çmim e fituan studiuesi britanik, John Gurdon, dhe japonezi Shinya Yamanaka të cilët kanë zbuluar se qelizat e pjekura mund riprogramohen për t’u bërë pluripotente. Sipas Komunitetit, zbulimi ka “revolucionarizuar të kuptuarit se si zhvillohen qelizat dhe organizmi”.Çmimi më i shumëpritur, ai për paqen, do të bëhet publik të premten në Oslo.Ndër favoritet kryesore për këtë çmim është Malala Yousafzai, e cila u qëllua në kokë nga talibanët vitin e kaluar, pas kërkësave të saj për edukimin e vajzave.Çmimi Nobel për Mjekësi është i pari i dhënë për vitin 2012 dhe jepet një herë në vit për zbulime të rëndësishme në fushën e shkencës së jetës dhe mjekësi.Ky është një nga pesë Çmimet Nobel themeluar në vitin 1895 nga kimisti suedez Alfred Nobel (1833- 1896), autor i rreth 350 shpikjeve, por më i famshëm për shpikjen e dinamitit.