Libi, Qeveria kërkon shpjegim nga Shtetet e Bashkuara
Libia ka kërkuar shpjegim nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara për ndërhyrjen ushtarake në kryeqytetin Tripoli, për kapjen e një shtetasi të Libisë, për shkak të sulmit me bomba kundër ambasadave amerikane në Afrikë, para 15 vitesh.Me anë të një deklarate qeveria e Libisë ka theksuar “dëshirën që shtetasit libianë të gjykohen në vendin e tyre, çfarëdo qofshin akuzat kundër tyre”.Qeveria, po ashtu, ka shprehur shpresën se incidenti nuk do ta dëmtoj “partneritetin strategjik” me Shtetet e Bashkuara.Kjo deklaratë u bë pasi forcat speciale të Shteteve të Bashkuara, kanë kapur njërin nga liderët e al-Kaidës, Nazih Abdul-Hamed al-Ruqai, i njohur si al-Libi, i akuzuar për sulmin me bomba në ambasadat amerikane në Kenia dhe Tanzani, në vitin 1998, në të cilin u vranë 224 persona.