Kerry dhe Lavrov diskutojnë për Sirinë

 Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë Sergei Lavrov kanë diskutuar për Sirinë, në nisje të një samiti aziatik në Bali të Indonezisë.Kerry tha se fillimi i procesit të eleminimit të armëve kimike siriane është një “fillim i mirë”, dhe se regjimit të Bashar al-Assadit duhet t’i jepen meritat për përmbajtjen ndaj marrëveshjes së arritur muajin e kaluar.Kerry tha se ai dhe Lavror kanë rënë dakort për datën e një konference për paqen për Sirinë, e cila do të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur.Lavror tha se Rusia do të bëjë “gjithçka” për të siguruar që Assadi do të ndjekë rezolutën e Kombeve të Bashkuara për shkatërrimin e armëve kimike.