Tragjedia në Lampeduza, nxirren edhe 17 kufoma nga deti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2013, 14:00
Polumbarët italianë kanë nxjerrë edhe 17 trupa të pajetë, si pasojë e mbytjes së një anijeje pranë ishullit Lampedusa.Me këto gjetje, numri zyrtar i të vdekurve ka arritur në 211. Anija, me rreth 500 migrantë të paligjshëm, shumica nga Eritrea dhe Somalia, kishte udhëtuar prej 2 ditësh nga LibiaMigrantët kishin kaluar dy ditë në det, duke udhëtuar nga Libia. Mbi 80 njerëz vazhdojnë të figurojnë ende të zhdukur, ndërsa 155 të tjerë i kanë mbijetuar aksidentit.Lampedusa shtrihet midis Tunizisë dhe Sicilisë dhe është destinacion i madh për migrantët në Bashkimin Evropian.