Assad preferon Gjermaninë, për të drejtuar misionin e negociimit për paqen
Presidenti sirian Bashar al-Assad mendon se Gjermania duhet të veprojë si ndërmjetëse, në gjetjen e një zgjidhje diplomatike për t'i dhënë fund luftës civile 30-mujore që ka shkatërruar vendin e tij dhe ka shkaktuar mbi 100 mijë viktima.Në një intervistë për revistën Der Speiegel, Assad deklaroi se do të ndihesha shumë i kënaqur nëse negociatorët e paqes do të vinin prej Gjermanisë. Megjithatë, presidenti theksoi se Damasku zyrtar nuk do të hyjë në asnjë lloj negociate për paqen, nëse kryengritësit nuk do të ulin të parët armët.Gjatë intervistës, Assad mohoi edhe një herë më shumë që të kenë qenë trupat e tij ato që përdorën armë kimike, duke fajësuar për këtë sulm rebelët. Assad gjithashtu pretendoi se presidenti Obama nuk ka as edhe më të voglën provë për të ashqutuajturin sulm kimik të ushtrisë siriane dhe fajësoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndërtimin e provave të tyre bazuar tërësisht mbi gënjeshtra.Në Siri tashmë është një ekip i ekspertëve ndërkombëtarë për të nisur çmontimin e arsenalit të armëve kimike. Siria ka deklaruar se do të bashkëpunojë me misionin që u ngrit pas marrëveshjes së arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.Është hera e parë që i kërkohet Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike të shkatërrojë arsenalin e një vendi në luftë. Analistët thanë se inspektorët e kësaj organizate përballen me një detyrë të vështirë. Inspektorët e Armëve Kimike të OKB-se hartuan një raport muajin e kaluar, ku konfirmonin se në periferi të Damaskut, më 21 gusht ishte përdorur gaz sarin, ku humbën jetën qindra persona.Arsenali kimik i Sirisë përmban 1000 tonë gaz sarin, gaz mustard dhe armë të tjera kimike, të fshehur në dhjetra zona. Sipas marrëveshjes së arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, detyra e tyre duhet të përfundojë në muajin nëntor. Një pjesë e arsenalit duhet të nxirret dhe shkatërrohet jashtë Sirisë, ndërsa tjetra të grumbullohet dhe të shkatërrohet brenda vendit.