Tragjedia në Lampeduza, polemika për vonesën e misionit të shpëtimit
Rojet bregdetare italiane kanë mohuar akuzat se reagimi i tyre për t'iu përgjigjur fundosjes së një së anijes që mbante emigrantë afrikanë në ishullin e Lampedusas ishte i ngaldaltë. Akuzat janë bërë nga një peshkatar i cili mori pjesë në shpëtim. Deri tani, 111 trupa janë gjetur dhe 155 persona mbijetuan, por rreth 200 të tjerë janë ende të humbur.Peshkatari Fiorino Vito i cili arriti i pari në vendin e aksidentit ka akuzuar Rojën Bregdetare se ka humbur kohën duke filmuar pamjet e përpjekjeve të shpëtimit. Megjithatë autoritetet gjyqësore thanë se nuk kishte prova të vonesave, ndërsa kapitaneria e Portit bën të ditur se mjetet e shpëtimit janë nisur brenda shtatë minutash pas dhënies së alarmit.Për shkak të motit të keq dhe detit të trazuar edhe të shtunën polumbarët nuk kanë arritur të vazhdojnë operacionet për nxjerrjen e trupave të emigrantëve të mbytur. Ndërkohë Franca ka bërë thirrje për një takim urgjent të shteteve të BE-së pas tragjedisë."Zyrtarët evropianë duhet të flasin, dhe së shpejti. Ata të takohen për të gjetur një zgjidhje të duhur, dhembshuria nuk është e mjaftueshme " tha Kryeministri francez Jean-Marc Ayrault.Martin Schulz, Presidenti i Parlamentit Evropian, nuk e duron më dot qëndrimin e rezervuar të vendeve të BE: "Ky është një problem evropian dhe unë nuk e pranoj dot, që vendet anëtare thonë se nuk kanë më vend" ka theksuar ai.Komisioni përkatës i Brendshëm i Parlamentit Evropian kalon tani me një rezolutë në ofensivë. Përmes saj i bëhet thirrje shteteve anëtare dhe Komisionit që të reflektojnë edhe lidhur me zbatimin e një direktive të vitit 2001, e cila nuk është realizuar kurrë deri tani.Javën e ardhshme plenumi i Parlamentit do të debatojë mbi këtë çështje. Përveç kësaj ministrat e brendshëm të BE do të bisedojnë të hënën në Luksemburg mbi këtë çështje.