LGBT përshëndet emërimin e zv/ministres: Me Bardhylkën kemi fituar të gjithë

Të Bashkuar Pro Kauzës LGBT (ProLGBT) dhe Aleanca Kundër DiskriminimitLGBT përshëndesin zgjedhjen e znj. Bardhylka Kosturi në postin e zëvendësministres për Mirëqenie Sociale dhe Rininë, si zgjedhjen më të duhur qëmund të bëhej.Zonja Bardhylka është një luftëtare e padiskutueshme për të drejtat enjeriut dhe për shkak të vullnetit të saj për të luftuar paragjykimet,është shndërruar në një simbol të mirëfillte për lëvizjen e të drejtave tënjeriut në Shqipëri. Këtë gjë e ka bërë pa bujë, dhe me shumë paragjykimeedhe brenda vetë lëvizjes për të drejta të njeriut.“Jemi shumë më të sigurt se të drejtat tona (LGBT), dhe politikat eqeverisë të premtuara ndaj nesh, në kuadër të politikave të Ministrisë nëfjalë, do respektohen në mënyrë më rigoroze me një zonjë sizëvendësministrja e re.Jemi entuziastë se bashkarisht, ne përfaqësues të komuniteteve tëmarxhinaliuara mund të bëhemi ndryshim për gjithë shoqërinë shqiptare” thekson ProLGBT dhe Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT në një komunikatë për mediat.