Qeveria turke dhe shqiptare, Davutoglu: Do bëjnë mbledhje të përbashkëta

Qëndrimi i diplomacisë shqiptare për ta listuar Turqinë si një partner strategjik shumë shpejt do të konkretizohet përmes nënshkrimit të dokumentit të këtij projekti. Një fakt të tillë e kanë konfirmuar dy Ministrat e Jashtëm, ai turk dhe shqiptar, në konferencën e përbashkët pas takimit mes tyre në Minstrinë e Jashtme. Ndërsa shprehu kënaqësinë që ishte Ministri i parë që viziton Shqipërinë pas krijimit të qeverisë së re, Ahmed Davotglu, tha se Turqia dhe Shqipëria do të njohin një nivel të ri bashkëpunimi që do të shoqërohet dhe me mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive.“Jam i lumtur dhe krenar që vij këtu në Shqipëri si Ministri i parë i Jashtëm i një vendi tjetër. E përgëzoj Shqipërinë për hapat e fundit të mëdha që ka hedhur në fushën e demokracisë. Kemi një miqësi të qëndrueshme dhe do vazhdojë edhe në të ardhmen, ky bashkëpunim besoj se do të thellohet edhe me qeverinë e re. Nuk erdha direkt me avion në Shqipëri, por në rrugë tokësore, vizitova dhe Shkodrën dje, një qytet mjaft i bukur. Edhe sot biseduam për hartimin e dokumentit të partneritetit strategjik. Projekti është shumë i rëndësishëm dhe parashikon dhe organizimin e mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive, kjo tregon rëndësinë që i kushtojmë Shqipërisë. Shqipëria është në transformim, urojmë që kjo të vazhdojë. Organizimi i takimeve të përbashkëta të dy qeverive do jetë një nivel i ri dhe një hap më i madh mes vendeve tona. Miqësia dhe bashkëpunimi vëllazëror do të institucionalizohen akoma më shumë.Për ne Shqipëria është një vend i hapur drejt rajonit” tha ai.Duke vlerësuar se çdo sukses i Shqipërsië është sukses dhe për Turqinë, Ministri i Jashtëm turk tha se qeveria turke do të ofrojë asistencë për qeverinë e re.“Kemi vendosur të krijojmë mekanizmin mes Ministrive për çështje të caktuara për të dhënë asistencën tonë. Çdo sukses i Shqipërisë në të njëtën kohë është suskes dhe për ne. Shqipëria do ketë gjithmonë përkrahjen e Turqisë në rolin e saj në rajon dhe botë. Gjithmonë jemi bashkë me njëri-tjetrin. Me Ministrin Bushati trajtuam dhe problemet rajonale për të cilat ndamë të njëjtin mendim. Shqipëria është një vend me rëndësi për rajonin, është një shans që vitin tjetër Shqipëria do marrë kryesinë e bashkëpunimit të vendeve të Europës Juglindore. Edhe në të ardhmen do të vazhdojmë bashkëpunimin. Do vazhdojmë të bashkëpunojmë sëbashku edhe për propjektin TAP” përfundoi Davutoglu, ndërsa e ftoi homologun e tij për një vizitë sa më të shpejtë në Turqi.Ndërkaq Ministri Bushati tha se bashkepunimi ne nje nivel te ri mes Shqiperise dhe Turqise, konsiston në partneritet dhe mbeshtetje edhe ne kuader te zhvillimit te rajonit. Bushati theksoi gjithashtu, se ka kërkuar mbështetjen e qeverisë turke për përfshirjen e Kosovës në projektin TAP.“Dokumenti që do formalizohet së shpejti dhe që do jetë në Ministritë e Jashtme të dy vendeve do të formalizojë këtë bashkëpunim në fusha jo thejsht të interesit të ndërsjelltë, por një dokument i partneritetit strategjik që bashkohet në vlerat e përbashkëta të rajonit.Shpreh falenderimet në emër të qeverisë shqiptare për atë turke në të gjitha përpjekjet për projektin TAP. Do të vazhdojmë të punojmë së bashku për projektet TAP  e IAP që si shikojmë vetëm si projekte të energjisë por dhe si projekte të paqes në rajon. I kërkuam mbështetjen e qeverisë turke për përfshirjen e Kosovës në TAP. Vlerësuam rëndësinë e bashkëpunimit në kuadër të NATO, gjej rastin të falenderoj kryeministrin Erdogan në mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në anëtarësimin në NATO dhe gjitha projektet e tjera ushtarake. Turqia ka luajtur një rol stabilizues, paqësues dhe demokratik në rajon, posaçërisht vlerësoj rolin e qeverisë turke në njohjen dhe konsolidimin e proçesit të njohjes së pavarësisë së Kosovës. Jemi në një sintoni të plotë sa i përket qasjes së politikës rajonale për gjithëpërfshirje. Rajoni dhe vendet e rajonit kanë nevojë për një bashkëpunim më të formuar më njera-tjetrën.Kjo pasuri gjeografike duhet pasuruar.Patëm një dakordësi të plotë për mbështetjen e ndërsjelltë që do japim për nisma të caktuara në komunitetet ndërkombëtare” tha Bushati.Bushati nënvizoi gjithashtu se thithja e investimeve të huaja, përfshirë dhe ato turke mbeten prioritet i qeverisë Rama, ndërsa shrehu angazhimin e Kryeministrit për një klimë sa më të favorshme për sipërmarrësit e huaj.“Për një qeveri të re por dhe një vend në tranzicion tërheqja e investimeve të huaja është një prioritet absolut. Kemi një program ambicioz sa i përjek reformave që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës, të cilat janë të lidhura jo vetëm me proçesin demokratik, por dhe si parakushte në proçesin e integrimit në BE.Krahas reformave që do prekin disa sektorë, Kryeministri është i angazhuar për të qenë i përfshirë drejtëpërdrejtë në lehtësimin e jetës për të gjithë investitorët e huaj që vinë në Shqipëri , duke qenë se do të drejtojë dhe Këshillin ekonomik me pjesmarrjen e qeveritarëve dhe një përfaqësi të biznesit të huaj. Prezenca e miqve tanë turq në Tiranë, me një delegacion që përfshin përfaqësues nga fusha të ndryshme të zhvillimit ekonomik-shoqëror në Turqi tregon për vullnetin tonë për ti kthyer fjalët në vepra dhe për t’iu përgjigjur dispodinilitetit në fjalë” u shpreh Ministri Bushati.Po ditën e sotme, Ministri i Jashtëm turk eshte takuar me kryeministrin Rama,  kryetarin e Parlamentit Ilir Meta dhe Presidentin e Republikes  Bujar Nishani.