Akuza për korrupsion, prangosen 4 zyrtarë të ish-ministrit Ksera

Katër zyrtarë të Ministrisë së Punës janë arrestuar nga Task Forcë e Prokurorisë së Tiranës pasditen e sotme. Në pranga kanë rënë ish-drejtori i kabinetit të ish-ministrit, Spiro Ksera, Klevis Bitro, ish-sekretari i Përgjithshëm, Ilir Ibrahimi, drejtori aktual i Financave, Besnik Dema dhe sekretari i Përgjithshëm në këtë ministri Murat Mehmeti. Katër të arrestuarit akuzohen për korrupsion e shpërdorim detyre.Po ashtu janë pezulluar nga detyra me vendim gjykate katër zyrtarë të tjerë. Kallëzimi është bërë në Prokurori nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Ata kanë abuzuar me fondet te përdorura për dekorin e qytetit në festa të ndryshme, duke pervetësuar shuma të mëdha.Shuma e cila dyshohet se është prokuruar në mënyrë fiktive është rreth 20 milion lekë të reja."Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane me date 06.10.2011 ka regjistruar procedimin penal nr.4166 per vepren penale te falsifikimit te dokumenteve , te parashikuar nga neni 186 I K.Penal. Ky procedim penal eshte regjistruar pas kallezimit te nje shtetase. Kjo shtetase ka kallezuar funksionare te larte te MPCSSHB Tirane  per veprime ne kundershtim me ligjin  gjate organizimit te aktivitetit ‘1 Maji , Dita Nderkombetare e Punetoreve’.  Me date 21.05.2012 ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane eshte depozituar kallezimi penal i Kontrollit te Lartet e Shtetit , ne ngarkim te punonjesve te MPCSSHB Tirane per vepren penale te shperdorimit te detyres, te parashikuar nga neni 248 I K.Penal . Sipas kallezimit , gjate organizimit te aktivitetit per festen e 1 Maji-t 2010 eshte vepruar ne kundershtim me ligjin dhe ne praktiken per organizimin e ketij aktiviteti ka mungesa te shumta per dokumentimin  e aktivitetit , duke vleresuar per nje dem ekonomik per shtetin ne vleren 9.237,863 leke. Ne kuader te hetimeve paraprake rreth ketij  procedimi penal ka rezultuar se :Me urdherin date 26.04.2010 te Ministrit te MPCSSHB eshte urdheruar ngritja e Komisionit per ndekjen e procedurave dhe hartimin e dokumenteve ne marrjen pjese te ngjarjes ‘1 Maji, Dita Nderkombetare e Punetoreve’ me kete perberje : M. Mehmeti Kryetar I KOmisionit, shtetasit K. Bitro, F. Batusha, I Ibrahimi dhe B. Dema anetare te KOmisionit.

Vlera per organizimin e ketij aktiviteti ishte caktuar 19.800.000(nentembedhjetemilione e teteqindmije ) leke.

Me date 26.04.2010 rezultojne se jane derguar ftesa per organizimin e aktivitetit tre subjekteve , S….. shpk, Xxxx shpk, dhe xxxxxx, se bashku me specifikimet teknike per organizimin e aktivitetit. Me date 29.04.2010, rezultojne se jane protokolluar tre ofertat e subjekteve per organizimin e atij aktiviteti.Me shkresen, date 30.04.2010 , Kryetari I Komisionit , njeheresh Sekretar I Pergjithshem I Ministrise se PCSSHB, shtetasi M. Mehmeti , njofton Ministrin duke I dorezuar raportin e hollesishem per realizimin e procedurave te organizimint te aktivitetit per diten e 1 Maji-t. Me date 30.04.2010 eshte lidhur kontrata e sherbimit midis MPCSSHB perfaqesuar nga Ministri dhe subjektit Xxxx shpk, per organizimin e aktivitetit ‘1 Maji Dita Nderkombetare e Punetoreve’.

Subjekti Xxxx shpk , me date 05.05.2010 ka leshuar faturen tatimore te shitjes per bleresin MPCSSHB ne Shumen 19.800.000 leke. Me date 26.05.2010 nga ana e MPCSSHB eshte leshuar urdheri I shpenzimit per kalimin e kesaj shume ne favor te Xxxx shpk.

Ne vijim te hetimeve eshte kerkuar informacion televizioneve ku sipas ofertes se paraqitur nga subjekti fitues do te transmetohej spoti televiziv per festen e 1 MAji-t.

Eshte provuar  se nga ana e anetareve te Komisioneve te ngitura me urdher te Ministrit jane konsumuar elemente te veprave penale te falsifikimit te dokumenteve, parashikuar nga nenet 186/3 e 25 te K.Penal"thuhet ne njeftimin e MInistrise se Punes.