Trafiku në lezhë, mungesa e infrastrukturës sjell kaos në qytet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shtator 2013, 18:02
Mungesa e rrugëve, numri i ulët i vendparkimeve dhe qëndrimet e automjeteve në vende të palejuara, janë shkaktarë të një trafiku të rënduar në Lezhë, i cili është akoma më evident gjatë kthimit të emigrantëve dhe ditëve me shi.Një fakt i tillë konfirmohet nga Inspektori i Transportit në Bashkinë e Lezhës, Ernest Marku, sipas të cilit duhet një ndërhyrje për të disiplinuar lëvizjen e mjeteve, shmangur parkingjet në kahë të kundërt, gjë për të cilën sipas Markut duhet mbështetja e Policisë së Shtetit nëpërmjet sektorit të qarkullimit rrugor.I gjithë qyteti i Lezhës përballet me një trafik të rënduar, i cili është evident thuajse çdo ditë.