Nishani me Këshillin Kombëtar shqiptaro-amerikan, dekoron Engel: Mirënjohja, virtyt i shqiptarëve

Në takimin e organizuar në Nju Jork nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Presidenti Nishani dekoroi kongresmenin Eliot Engel me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me motivacion “Në shprehje të mirënjohjes dhe nderimit të thellë për mbështetjen e vendosur për Shqipërinë, shqiptarët dhe veçanërisht për Pavarësinë e Kosovës”.“Mirënjohja është një virtyt yni shumë i lashtë, trashëguar brez pas brezi. Kombi ynë dhe çdo shqiptar i është mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rolin vendimtar në pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, për shembjen e komunizmit dhe zhvillimin e demokracisë, për anëtarësimin në NATO dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve në rajon. Kongresmeni Eliot Engel është një nga personalitetet, që ka ngritur zërin në mbrojtje të të drejtave legjitime të shqiptarëve dhe ka mbështetur aspiratat e tyre për liri dhe demokraci. Pavarësia e Kosovës ka edhe vulën e kontributit të tij”.Në fjalën e mbajtur në këtë takim, Presidenti Nishani vlerësoi rolin e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan përgjatë 17 viteve në promovimin dhe rritjen e ndjeshmërisë ndaj të drejtave dhe interesave legjitime të shqiptarëve, për paqen, stabilitetin dhe demokracinë në Shqipëri dhe rajonin tonë.Duke u shprehur se Republika e Shqipërisë ka shkelur në qindvjeçarin e dytë me objektiv strategjik parësor anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Kreu i Shtetit theksoi se vendi ynë pret me të drejtë, bazuar në meritë, të marrë statusin e vendit kandidat në BE.“Shqipëria ka përmbushur plotësisht dymbëdhjetë rekomandimet e Komisionit Evropian. Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të kësaj fillimvere ishin të standardeve evropiane. Parë në tërësi, procesi zgjedhor, sjellja e politikanëve, para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, si edhe periudha kalimtare e qetë e pushtetit, dëshmojnë se klasa politike shqiptare ka arritur pjekurinë dhe përgjegjshmërinë e nevojshme të një vendi me demokraci funksionale”Presidenti Nishani u ndal gjithashtu në fjalën e tij tek Kosova, shteti më i ri, por i provuar si faktor paqeje e stabiliteti në rajon.“Besoj se Kosova ka bindur edhe më skeptikët se pavarësia e saj ishte alternativa e vetme. Njohjet e mëtejshme nga vende, që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë, varen nga aftësia jonë informuese dhe interesat e secilit prej këtyre vendeve”.Kreu i Shtetit shprehu bindjen se zbatimi i shpejtë dhe i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është jetik për bashkëjetesën ndëretnike dhe stabilitetin e qëndrueshëm të Maqedonisë duke siguruar se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë integrimin euroatlantik të saj.Kreu i Shtetit tha gjithashtu se Shqipëria është në favor të zgjidhjes së problemeve ekonomike, kulturore, arsimore, etj., të cilat shqetësojnë shqiptarët në Luginën e Preshevës, në rrugë institucionale, me dialog, ndërmjet përfaqësuesve të tyre dhe qeverisë në Beograd.“Ne jemi të përkushtuar në politikën e fqinjësisë së mirë dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal. Inkurajojmë shqiptarët, kudo në rajon, të mbështesin konsolidimin e demokracisë dhe shtetit ligjor dhe integrimin euroatlantik të vendeve ku jetojnë. Shqiptarët do të jenë bashkë në Bashkimin Evropian”-deklaroi Presidenti.Ndërkohë në takimin që Presidenti i Republikës, Bujar Nishani pati me Kongresmenin Eliot Engel, i shprehu mirёnjohjen e thellё nё emёr tё popullit shqiptar, pёr mbёshtetjen, ndihmesёn dhe kёshillat e vlefshme pёr probleme qё lidhen me çёshtjen shqiptare dhe nё mёnyrё tё veçantё pёr pavarёsinё e Kosovёs.“Kombi shqiptar do t’i jetё mirёnjohёs pёr jetё, brez pas brezi, Shteteve të Bashkuara tё Amerikёs dhe juve”- tha Presidenti Nishani.Mё tej, Presidenti garantoi Kongresmenin Engel se Shqipёria ka marrё pёrgjegjёsitё e saj nё zhvillimin e demokracisё dhe konsolidimin e shtetit ligjor, integrimin evropian, politikёn e fqinjёsisё sё mirё dhe bashkёpunimin rajonal dhe se do tё jetё krah pёr krah Shteteve tё Bashkuara pёr mbrojtjen e paqes dhe sigurisё, kudo dhe kurdoherё.Nё pёrgjigje, Kongresmeni Engel tha se ndjehej tejet i prekur nga vlerёsimet dhe mirёnjohja e shprehur dhe shtoi:“Sa herё kthehem pas nё kohё dhe shoh çfarё kam bёrё me shqiptarёt dhe pёr shqiptarёt, ndjehem i lumtur, sepse kam mbёshtetur tё drejtat e njё populli mik dhe sepse Shtetet e Bashkuara e kanё detyrim t`i mbrojnё miqtё”.