39 mijë personat që nuk dëgjojnë: Duam të zyrtarizojmë gjuhën e shenjave
Florian Roiba, është vetëm një nga 39.000 personat që nuk dëgjojnë. Ndryshe nga pjesa dërrmuese, pati kurajon dhe mundësinë të arsimohej dhe sot të jetë njëri nga korrdinatorët e shoqatës që mbrojnë të drejtat e kësaj kategorie. Vështërsia për të, por dhe për pjesën më të madhe të kësaj kategorie, është mosnjohja e gjuhës së shenjave nga institucionet kryesore si universitetet, ministritë, spitalet dhe gjykatat, ku përballesh realisht me probleme si dhe mungesa e interpretëve. Raporti në këtë rast është 39.000 persona që nuk dëgjojnë me 7 interpretër në të gjithë Shqipërinë.Ata i kanë përcjellë rekomandimet Ministrisë së Arsimit dhe të Mirëqënies Sociale e Rinisë për ta zyrtarizuar gjuhën e shenjave, për të mundësuar studimin e këtyre të rinjëve në universitete dhe për të paguar interpretues. Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, tregoi në gjuhën e shenjave angazhim të plotë të institucionit që ai drejton.Ministri u shpreh për median se për fat të keq kjo kategori është e përjashtar nga ligji i statusit të persoanve me aftësi të kufizuar, ku edhe në këtë rast, Veliaj tha për auditin se çfarë është bërë me paratë e tyre.Nga Ministria e Arsimit kërkohen marrja e masave për ta përfshirë gjuhën e shenjave dhe interpretër në univeristet e marrjen falas të botimeve për këtë kategori, në mënyrë të tillë që të ulin shkallën e analfabetizmit.Ministri ishte i pranishëm në Institutin e personave që nuk dëgjojnë, në të cilën mësojnë 100 nxënës. Më pas Ministri Veliaj ishte i pranishëm në Akademinë e Filmit “Marubi” për të folur me gjimanzistët e kryeqytetit për të ditur se cilat janë vështirësitë e të rinjëve dhe cilat duhet të jenë modelet për të jetësuar më tepër nisma në dobi të shoqërisë.