Islami për ligjin për nëpunësin civil: Për PS ka rëndësi spastrimi i Administratës Publike
“Ligji për nëpunësin civil është shumë i rëndësishëm, por Partia Socialiste e shikon këtë ligj si një spastrim të aministratës publike”.Kështu është shprehur Deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami, në intervistën e mbrëmjes në RTV “Ora News”.“Vetë ligji për nëpunësit civil është shumë i rëndësishëm dhe përfaqëson shtyllën kurrizore për administratën publike. Ky ligj është miratuar me konsesus dhe është vënë si kusht “special” nga Brukseli për marrjen e statusit.Në marrjen e statusit nëpërmjet këtyre tre ligjeve është testuar bashkëveprimi dhe konsensusi midis dy forcave kryesore politike. Ligji për nëpunësin civil është shumë i rëndësishëm për marrjen e statusitKy ligj është shumë i rëndësishëm , por Partia Socialiste e peshon ndryshe këtë ligj. Ajo e shikon si një spastrim të aministratës publike. Për PS-në është i rëndësishëm zëvendësimi i të gjithë atyre punonjësve të cilët janë rekrutuar gjatë kësaj kohe nëpërmjet moszbatimit të këtij ligji, pasi ky është një ligj i standarteve Europiane i cili nuk lejon të preket administrate publike, dhe i jep asaj stabilitet.PS mendon se ka ardhur koha që pas 8 viteteve në opozitë ka ardhur koha që të kënaqi kërkesat e militantëve të saj për ti fundur në vendet e tyre, gjë të cilën nuk e lejon ligji për nëpunësin civil. Në këtë fazë PS vendos në prioritet punësimin e militantëve përballë marrjes së statusit të vendit kandidat.Gjithashtu PS mendon se marrja e statusit këtë vit nuk i jep asaj shumë merita, pasi dhënia e statusit tashmë është një akt formal dhe të gjitha meritat i takojnë Partisë Demokratike.Tashmë nuk ka mbetur më asgjë vetëm të shkohet në Bruksel dhe të merret statusi. PS mendon se ndoshta është më mirë që të shtyhet marrja e statusit vitin tjetër se kështu mund ti jepen disa detyra dhe ajo të ndihet kontribuese për marrjen e statusit. Por vitin tjetër ka një problem të madh, pasi në 2014-ën janë zgjedhjet e Parlamentit Europian dhe mundësia për ta marrë statusin shtyhet përsëri”, u shpreh Islami.