Për herë të parë pas 8 vitesh mbledhja e qeverisë drejtohet nga Zv.kryeministri
Për herë të parë pas 8 vitesh, një mbledhje qeverie do të drejtohet nga Zëvendëskryeministri.Kreu i qeverisë Edi Rama, i cili ndodhet në SHBA, ia ka besuar drejtimin e kabinetit qeveritar zëvendësit të tij, Niko Peleshi, në një mbledhje që pritet të merren vendime të rëndësishme.Ishte viti i largët 2005 kur një Zv.kryeministër drejtonte mbledhjen e qeverisë. Ish kryeministri Fatos Nano, pas humbjes së zgjedhjeve në këtë vit, përgjatë gjithë periudhës së trazicionit të pushtetit, ia delegoi mbledhjet e qeverisë, zvëndësit të tij, Namik Dokle.Dhe për socialistët, përsëritet edhe një herë historia, por këtë herë për shkak të pamundësisë së Edi Ramës për të drejtuar mbledhjen pasi vijon ende takimet në SHBA.Mbledhja, e parashikuar në orën 18:00 pritet të marrë vendime të rëndësishme, ndër të cilat edhe strukturat ministrore. Kjo pasi në mbledhjen e fundit, kryeministri Rama i kërkoi anëtarëve të kabinetit që brenda një jave të paraqesin planin e reformës strukturore për çdo ministri.Ndërkohë nuk dihen nëse në mbledhjen e sotme, kabineti do të diskutojë për shtyrjen e ligjit për statusin e nënpunësit civil, i cili pritet të miratohet në 1 tetor, edhe për caktimin e emrave të zvëndësministrave, apo nëse do pritet që pë këto çështje të kthehet Edi Rama.Kjo është mbledhja e 3 e kabinet Rama, që pas betimit të saj.Në 8 vite në qeverisje, Sali Berisha nuk ia ka besuar askujt mbledhjet e qeverisë, duke spotuar në ditë të tjera mbledhjen, në rastet kur për shkak të axhendës ndodhej jashtë vendit.Në 8 vite, Berisha drejtoi 425 mbledhje gjatë të cilave u morën 7255 ligje dhe vendime.