Vodafone Albania mbështet studentët në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara
Fondacioni Vodafone Albania vazhdon mbështetjen e tij për nismat të cilat mund të sjellin ndryshime në shoqërinë shqiptare.Një nga këto nisma është edhe ajo e disa studentëve të cilët nga tapat e shisheve plastike mund të ndërtojnë karroca për personat me aftësisë të kufizuara. Albi Greva, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Vodafone Albania, u shpreh se çdo person që ka ide innovative do të këtë mbështetjen e kompanisë Vodafone.Sipas tij ky projekti cili prazntohet sot, i kryen dy të mira shoqërisë, njëra është ana mjedisore duke ricikluar plastikën dhe tjetra është ardhja në ndihmë shtresave në nevojë siç janë personat me aftësi të kufizuar.Falë kësaj pune vullnetare të studentëve, u bë i mundur dhënia e dy karrocave për invalidët, ndërsa edhe disa të tjera janë në projekt, pasi derimë tani janë mbledhur rreth 3,5 ton tapa shishesh plastike.