Qeveria “Rama” nis shfuqizimin e vendimeve të “Berishës” pas 23 qershorit
Në kuadër të angazhimit për të shfuqizuar çdo vendim të marrë nga qeveria ‘Berisha’ pas 23 qershorit, zv/kryeministri Niko Peleshi vendosi që të shfuqizojë vendimin e datës 7 gusht për heqjen nga fondi pyjor kullosor të “Mali i Rrencit- Kakariq” Lezhës.Këshilli i Ministrave në mbledhjen e pasdites së të premtes liroi nga detyra e Drejtorin e Përgjithshëm të Agjensisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit znj. Kreuza Leka dhe u miratua emërimi në këtë detyrë i zonjës Adelina Greca.Ndërkaq në mbledhjen e kabinetit qeveritar u vendos kalimi i ish Repartit Ushtarak 1005 me vendndodhje në Shishtufinë nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, me qëllim akomodimin e 37 familjeve rome që jetojnë pranë ish Ndërmarrjes së Dekorit.Një tjetër vendim ishte dhe ai për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Financave, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. dhe Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.Kjo është mbledhja e 3-të e kabinetit Rama, që pas betimit të saj, ndërsa hera e parë pas 8 vitesh që një mbledhje qeverie drejtohet nga Zëvendëskryeministri që prej 2005, kur ish kryeministri Fatos Nano, pas humbjes së zgjedhjeve, përgjatë gjithë periudhës së trazicionit të pushtetit ia delegoi mbledhjet e qeverisë zëvendësit të tij, Namik Dokle.Në 8 vite në qeverisje, Sali Berisha nuk ia ka besuar askujt mbledhjet e qeverisë, duke spotuar në ditë të tjera mbledhjen, në rastet kur për shkak të axhendës ndodhej jashtë vendit. Në 8 vite, Berisha drejtoi 425 mbledhje gjatë të cilave u morën 7255 ligje dhe vendime.