Nishani nga SHBA: Nuk kam konflikt me Ramën, të mos ndërhyjë te KLD

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” tha se nuk ka pasur asnjëherë përplasje mes tij dhe maxhorancës. Kam qenë gjithmonë në përmbushje të detyrave  të mia, të ruajtjes së integritetit të Kushtetutës dhe pozicionit simbolik të Presidenti, theksoi ai.“Sipas tij, lufta politike shpesh herë e ka përfshirë edhe atë, por e rëndësishme është që institucioni i Presidentit i ka ndërtuar marrëdhëniet ne respekt të Kushtetutës.”Lidhur me denoncimet e fundit, për punësimin e zyrtarëve të lartë të qeverisë Berisha në Presidencë, Nishani tha se të punosh me njerëz që kanë parime politike të ndryshme, nuk është një shqetësim.“Mentalitete të tilla të luftës së klasave janë lënë mbrapa nga shqiptarët. Në Presidencë mund të ketë punonjës që kanë bindje politike dhe besim të ndryshëm. Kjo nuk përbën asnjë shqetësim. Ajo që është e rëndësishme ka të bëjë me faktin se pavarësisht se i kam takuar PD, dhe se i besoj parimeve të qendrës së djathtë, këto besime nuk ndikojnë në sjelljen institucionale, dhe nuk do të ndikojnë në përmbushjen e përgjegjësive të mia.”- theksoi ai.Sa i përket vendimit të qeverisë “Rama”, për të zëvendësuar fotografinë e Presidentit me atë të Ismail Qemalit, Nishani theksoi se në ketë rast nuk është e rëndësishme kultura formale, por ajo institucionale.Nishani dhe vlerësimet maksimale për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, për të cilin tha se në vitin e kaluar ka arritur standarde mjaft domethënëse. Pavarësisht kësaj, Nishani tha se sistemi i drejtësisë ka nevojë për vijimin e reformave të rëndësishme.Sistemi i drejtësisë kanë nevojë për vijimin e reformave të rëndësishm, por çdo hap që do të tentojë ndërhyrjen e ekzekutivit tek gjyqësori, apo ndërhyrjet e politikës do të jenë të papranueshme dhe të pasuksesshme.”- theksoi Nishani.