Gjosha pret koordinatoren e OKB: Me rëndësi lufta kundër diskriminimit dhe barazia gjinore

Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, u takua sot me Koordinatoren e Përhershme të OKB në Shqiperi, Touimi- Benjelloun.Touimi- Benjelloun shprehu gatishmërinë e Kombeve të Bashkuara për të bashkëpunuar me qeverinë Shqiptare për ta mbështetur atë në prioritetet e saj.Ajo theksoi fushat e ndryshme ku OKB mund të ofrojë ndihmë në nivel teknik për sa i përket një planifikimi strategjik në nivel kombëtar dhe lokal, promovimit të tregut, përmirësimit të aftësive profesionale si edhe luftën kundër korrupsionit.Koordinatorja e OKB në Shqiperi theksoi se çështje me rëndësi të lartë për Kombet e Bashkuara janë lufta kundër diskriminimit dhe barazia gjinore.Dy bashkëbisedueset diskutuan edhe fusha të tjera që kërkojne asistencen teknike të OKB në procesin e integrimit dhe prioriteteve të tjera të Qeverise si, raportimi, përgatitja e një grupi profesionistësh në nivel administrativ si edhe tërheqja e studentëve të arsimuar jashtë për të kontribuar në administratë, duke bashkëpunuar në programin "Brain Gain" (iniciative e Kombeve të Bashkuara).