Tiranë, autobusi përplas një fëmijë, në pranga drejtuesi i mjetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shtator 2013, 10:07
Një aksident i regjistruar mëngjesin e sotëm në kryeqytet ka lënë të plagosur një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur pranë një pike karburanti tek zona e Pallatit me Shigjeta, ku një akutobus ka përplasur një fëmijë, duke e lënë të plagosur.Fëmija, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtrak për marrjen e ndihmës mjekësore. Ndërkaq në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë, të cilët kanë bërë edhe shoqërimin në komisariat të drejtuesit të autobusit.Nga ana e bluve kanë nisur hetime për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.