Autostrada “Rruga e Kombit”, goditet me gurë autobusi me kosovarë

Një autobus me shtetas kosovarë është goditur me gurë në afërsi të qytetit të Kukësit, në Autostradën “Rruga e Kombit”.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në fshatin Breg i Lumit të Kukësit, në komunën Tërthore dhe fatmirësisht nuk raportohen të plagosur.Ka qenë drejtuesi i autobusit, me targë 537 KS 712, i cili vinte nga Durrësit për në Prishtinë që ka denoncuar incidentin në polici.Sipas tyre autobusi është qëlluar me armë, por pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, dhe ekzaminimit të shenjave, policia ka dalë në konkluzionin se autobusi është goditur me gurë. Nga sulmi nuk ka patur asnjë të lënduar.Ndërkohë, në komisariatin e Kukësit po merr në pyetje udhëtarët, të cilët po udhëtonin drejt Morinës.Ende nuk ka asnjë të dhënë lidhur me autorët, nëse kanë qenë fëmijë, apo të rritur dhe qëllimet e këtij sulmi. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.